Ngjarje e rëndë në Librazhd, i mituri mbytet në lumë

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Tokëz, të Librazhdit.

Rreth orës 16:15, shtetasi me iniciale A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi të trupit të pajetë të të miturit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme