Është praktikisht, trendi i modës që nuk largohet kurrë. Nga Londra në Xhakartë, dyqanet e luksit do ta kenë patjetër një produkt në ngjyrë rozë të lehtë, qofte veshje, qofte çantë apo aksesor.
Kjo nuancë e pazakonte e rozës duket se gjendet kudo në ditët tona, por ajo i ka kapërcyer kufijtë e modës dhe bizhuterive. Në panairin e orendive, të hapur në Milano prillin e këtij viti, më i madhi i interierëve në botë, “rozë-ari” ishte ngjyra mbizotëruese e kuzhinave të ekspozuara për publikun.
Tashmë gjendet në çdo vend: në dasma, torta, e madje edhe tek vetura. Po përse është kaq e famshme? “Publiku i gjerë, thotë BBC-së – nuk kishte dëgjuar shumë për këtë ngjyrë deri kur Apple hodhi në treg shtatorin e 2015-ës modelin iPhone 6S”.
iPhone 6S u bë një prej smartfonëve më i famshëm i kompanisë dhe 40% e porosive rezultuan për modelin rozë-ari.
Apple, praktikisht e rrënjosi këtë ngjyrë në ndërgjegjen e konsumatorit, shkruan tch. Por ajo kishte ekzistuar shumë kohë përpara se të përzgjidhej për smartfonin e famshëm.
Rozë-ari, majat e suksesit i mbërriti fillimisht në 2012-ën, kur gjeti një vend të zgjeruar tek bizhuteritë e pas kësaj, nisi të mbushte pasarelat e dizajnerave të famshëm si Roberto Cavalli apo Jimmy Cho.