Ngrënia e perimeve është posaçërisht e shëndetshme për zemrat e grave të moshuara

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:15 | Nga

Ngrënia e sasive të mëdha të perimeve mund t’iu ndihmojë grave të moshuara t’i mbajnë enët e gjakut të shëndetshme – thonë hulumtuesit australianë.

Përfitimet më të mëdha shëndetësore vijnë kryesisht nga lakra, brokoli dhe lulelakra.

Ngrënia e këtyre perimeve të caktuara është ndërlidhur me më pak trashje të artereve karotide, të cilat gjenden në qafë.

Vlen të ceket se trashja e enëve të gjakut është shenjë e sëmundjeve të zemrës.

“Këto hulumtime e ritheksojnë rëndësinë e konsumimit adekuat të perimeve në mënyrë që ta reduktoni rrezikun e arterosklerozës (trashjen e artereve), sulmeve të zemrës dhe atyre të trurit”, ka thënë Lauren Blekkenhorst, shkencëtarja e cila e ka udhëhequr këtë studim, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, vlen të ceket se ky studim nuk e ka dëshmuar se mungesa e perimeve i shkakton muret e arteries karotide të trashet, por vetëm ka treguar se ekziston një lidhje mes këtyre dyjave.

Në përgjithësi perimet janë të mira për shëndetin sepse kanë sasi të mëdha të perimeve, prandaj ju ndiheni të ngopur pa konsumuar shumë kalori.

Ndër tjerash, ato janë të paketuara me shumë vitamina, minerale, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme