Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian, u shpreh se qeveria nuk do të jetë mburoja e askujt veçanërisht në raport me krimin.
Rama, mes tjerash, tha se kjo e ngrit Shqipërinë në një nivel tjetër dhe se barra më e madhe bie mbi qeverinë.
“Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderojë shumë që jeni këtu me mua për ngritjen ceremoniale të flamurit të Bashkimit Evropian pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në familjen së Bashkuar Evropiane. Ngritja e këtij flamuri sot ne selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel – jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por edhe me të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim”.
“Por, ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane”.
Rama, mes tjerash, tha se kjo e ngrit Shqipërinë në një nivel tjetër dhe se barra më e madhe bie mbi qeverinë.
“Të jeni të bindur se sa kohë që do të jem unë këtu, qeveri nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj dhe ju nuk do të ndiheni vetëm në luftën kudër krimit të organizuar. Ngritja e flamurit të Be-së do të thotë ngritja e frymë kritike dhe qeverisjes në një shkallë të re. Kjo frazë e re kërkon një mbrojtje të re të gazetarëve si zëdhënës publik dhe prandaj do të angazhohemi që të përsosim gabimet tona dhe të angazhohemi që të zgjidhim hallet e mëdha të tyre”.
“Flamuri evropian i ëndrrave që do të ngremë, barrën më të madhe të detyrimeve e vë mbi qeverinë që unë drejtoj, prandaj edhe më shumë sesa të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe probleme, por edhe zgjidhja për të gjithë. Prandaj na takon të jemi zgjidhja”, tha Rama.
Tutje, Rama u shpreh se do të dëshironte të kishte edhe opozitën aty, veçse sipas tij ata gjinden në një hendek të madh.
“Do të kisha dashur shumë që sot këtu të jetë edhe opozita, jo sepse gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mbanë vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri i marrëdhëniesh i Shqipërisë me Bashkimin Evropian natyrshëm kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Mirëpo, sot për sot opozita ndodhet në një hendek të madh”, u shpreh Rama.