Ngriten 47 aktakuza për 57 persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve në Prokurorit Themelore të disa qyteteve të Kosovës janë ngritur 47 aktakuza për 57 persona për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 20 persona , dhe nga Gjykatat Kompetente janë parashtruar 4 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 4 personave si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë.

”Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur
dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet (20) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra tëndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Të ngjashme