Ngriten temperaturat, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave.

Sipas IHMK-së temperaturat do të sillen nga 13-15 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 26-27.03.2021

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius. Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme