Ngritet aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde, krime dhe bixhoz

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale fajde dhe krim i organizuar.

“Po ashtu të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “Detyrim” nga neni 340 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe, veprën penale “Organizimi i Skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar në nenin 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës me numër Nr. 04/L-082”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme