Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë aktakuza ndaj tetë personave për vepra të ndryshme penale. Por njëri nga tetë personave i është ngritur një aktakuzë e rrallë e cila karakterizohet me rrezikun për burgim deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. Ky person dyshohet se ka kryer veprën penale “Trajnim për terrorizëm”.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 140, personi që ofron trajnim për terrorizëm rrezikon burgim prej 5 deri në 15 vjet.
Kushdo që ofron ose pranon trajnim për terrorizëm, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet
Aktakuzat tjera që janë lëshuar nga prokuroria janë: “Vjedhje e Pyllit”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.