Ngritet alarmi: Mbretëria e Bashkuar pritet të goditet nga erërat e forta

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Në një paralajmërim të fundit, Zyra Meteorologjike në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar erëra të forta me shpejtësi deri në 128 km/h që mund të përbëjnë “rrezik për jetën”.

Ky paralajmërim vlen për Skocinë, Irlandën Veriore, veriun e Uellsit, si dhe Midlands, në veriperëndim dhe verilindje të Anglisë.

Sipas Zyrës Meteorologjike, ky mot i ligë pritet të fillojë të enjten pas mesnate, dhe do të zgjasë 24 orë.

Banorët e zonave që mbulohen nga paralajmërimi janë njoftuar se mund të ketë “shanse të vogla që të ndodhin lëndime”, sidomos në zonat bregdetare ku shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.

Të ngjashme