Kolegji UBT ka mbajtur konferencën me temën “Stop ndotjes nga plastika”. Po ashtu, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, janë mbjellë drunj dekorativë.
Afete Musliu tha se Kolegji UBT ka marrë përsipër një sërë aktivitetesh për mbrojtje të mjedisit, raporton Ekonomia Online.
“Ekziston një moto e kësaj dite dhe ajo është ‘Ta ruajmë mjedisin nga hidhja e mbetjeve plastike’, për hir të kësaj dite UBT ka organizuar një sërë aktivitetesh”.
Agim Millaku inspektor i mjedisit tha se duhet të rritet vetëdija e qytetarëve për ruajtje të ambientit.
Ngase sipas tij, në shumë raste sanksionet nuk kanë kryer punë. Ai shtoi e se edhe siguria në punë ka rëndësi të madhe prandaj edhe duhet pasur kujdes nga institucionet.
“Nga përvoja jonë në bazë të inspektimeve që kemi çështja e sanksioneve dhe ndëshkimeve gjithmonë ka rolin më të vogël, por ngritja e vetëdijes për çështje ambientale duhet të rritet. Në shumë aspekte ka filluar të ndërtohet një kulturë në shoqëri”.
“Në bazë të legjislacionit që kemi ne duhet të punojmë që të ndërtojmë një ambient të pastër në punë gjithashtu e rëndësishme është edhe siguria në punë”.
Egzonis Hajdair, Këshilltar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se kjo ministri është e përkushtuar të koordinohet me komunat e Kosovës për ambient me të pastër, raporton EO.
“Java e mjedisit tregon qartë për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Nga kjo konferencë ka edhe një seri aktivitetesh tjera gjithëpërfshirëse”.
“Gjitha komunat e Kosovës jemi koordinuar që të bëjmë një pastrim dhe kjo të jap një mesazh që ne e duam ambientin dhe vendin tonë”.