Geoffrey Nice, avokat dhe ish-prokuror në Trubunalin e Hagës, deklaroi se krijimi i Gjykatës Speciale është rezultat i vullnetit politik nga aktorë jashtë Kosovës.
Nice në një intervistë në Zona e Debatit theksoi se Specialja e ka origjinën në raportin e Dick Martit.
“Gjykata edhe pse është krijuar të jetë teknikisht pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, është imponuar nga forcat politike në sistemin tuaj dhe udhëhiqet plotësisht nga jokosovarët. Kjo gjykatë ka rrënjët dhe origjinën në diçka që quhet ‘Rporti i Dick Martit’ nën dyshimet mbi marrjen me forcë të organeve nga serbët, për të cilët thuhet se janë vrarë me qëllim për t’ju marrë organet”.
“Krijimi i kësaj gjykate ishte rezultat i një force politike, i një vullneti politik nga jashtë Kosovës posaçërisht nga Këshilli i Evropës, Amerika dhe BE-ja, të cilët për një arsye apo tjetër kanë dëshiruar imponimin e kësaj gjykate dhe qeveria Kosovës në fund të fundit nuk kishte zgjidhje tjetër”.
Nice pohoi se ka pasur forca nga jashtë, siç i quajti ai të papara, për imponimin e Gjykatës Speciale në Kosove, ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe liderëve kosovarë.
Ai shtoi se përmes kësaj gjykate ndërkombëtarët ruajnë dhe forcojnë ndikimin në Kosovë.
“Nga pikëvështrimi i një të jashtmi më duket se kjo gjykatë përpos objektivave tjera që ka, ka edhe një qëllim që të sigurojë që Kosova të mbetet në ndikimin e jashtëm. Përderisa liderët tuaj janë të njollosur nga akuza të pavendosura, të cilat mund të shtyhen më vonë dhe të nxirren përsëri, u jep trupave ndërkombëtare forcë të madhe të kenë ndikim në këtë tribunal”, njofton Klan Kosova.
Nice: Specialja po synon rishkrimin e historisë
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati Geoffrey Nice, ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim rishkrimin e historisë.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai e quan Specialen të paaftë, pasi që nuk ia doli për katër vjet të dalë me akuza.
Nice aktualisht është avokat i Sami Lushtakut ndërsa ka qenë prokurori kryesor në rastin e Sllobodan Millosheviqit, në tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.