Nicole Scherzinger e lënduar nga vdekja e kushëririt të saj

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Nicole Scherzinger bëri një lutje emocionuese për fansat e saj në Instagram pasi kushëriri i saj, John Boy, u vra në mënyrë tragjike në një aksident në Fort Lauderdale, Florida, fundjavën e kaluar.

“Familja ime dhe unë jemi duke u përgjëruar për çdo informacion që mund të ndihmojë në mbështetjen e hetimit mbi vdekjen tragjike të këtij njeriu të madh”, shkroi Scherzinger.

“Unë kërkoj që kushdo që e bëri këtë, të ketë dinjitetin dhe forcën të dalë përpara.”

Ajo tha që humbja e kushëririt të saj ndjehet si “një makth, që nuk do të jemi në gjendje të zgjohemi”, por ngushëllon kur “duke e ditur se ai është në paqe me Zotin.”

Scherzinger postoi edhe një fotografi më me shumë detaje rreth aksidentit.

Të ngjashme