Nicole Scherzinger i bashkohet fushatës për të drejtat e fëmijëve nga ‘UNICEF’

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

UNICEF tash e sa vite organizon një fushatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Dua Lipa i është bashkuar një numri të madh të personazheve për ta mbështetur fushatën për të drejtat e fëmijëve të organizuar nga ‘UNICEF’.

Ndër ta edhe këngëtarja Nicole Scherzinger i është bashkuar ndihmave të UNICEF-it.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Scherzinger ka kaluar kohë me fëmijët në nevojë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Isntagram.

‘’Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punojë me Unicef, duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën’’, ka shkruar ajo pranë një postimi në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme