Nuk është më e pazakonshme që Nicole Shcerzinger të mahnit fansat.
Kështu, modelja ditën e djeshme (e diel) ka zgjedhur që të ndajë disa imazhe, me të cilat la gojëhapur ndjekësit, shkruan Daily Mail.
42-vjeçarja ndërkohë bëri të ditur se po shijon kohën në Meksikë, derisa u argëtua duke marrë poza para kamerës.
Nicole u vërejt me një palë bikini të bardha, duke vënë në fokus tiparet e bujshme trupore.
Ajo në përgjithësi njihet për fizikun e formësuar, pasi asnjëherë nuk i ndalet ushtrimeve në palestër.
Përndryshe, të njëjtat udhëtime nga ana e saj po bëhen nën shoqërinë e të dashurit të saj, Thom Evans.