Niki Lauda shtrohet sërish në spital

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Niki Lauda ka përsëri shqetësime shëndetësore. Presidenti i nderit i Mercedesit është në spitalin “AKH” të Vjenës, për shkak të një gripi të marrë gjatë periudhës së festave, e tani është në terapi intensive.

Legjenda e Formula 1,Niki Lauda, është në të njëjtin spital ku u shtrua edhe në gusht të vitit të kaluar, duke iu nënshtruar një transplanti në mushkëri, duke qëndruar i shtruar për 3 muaj, shkruan e përditshmja austriake Kronen Zeitung, përcjellë Klan Kosova.

Një zëdhënës i spitalit tha për “ORF”-në se ish-piloti, që në 22 shkurt do të festojë 70-vjetorin e lindjes, është duke u kuruar, por vendimi për daljen e tij nga spitali do të merret javën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme