Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma- E30, që garon me numrin 25 në listat zgjedhore, ka kritikuar nivelin qendror dhe lokal për gjendjen në trotuaret e Kryeqytetit.
Duke treguar për gjendjen në Prishtinë pas reshjeve të borës, Nimani ka thënë se askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtyre problemeve bazike.
“Gjendja e trotuareve në Prishtinë është pasqyrë e qeverisjes së pushtetit lokal dhe qendror. Borë, akull, dhe rrugë të rrezikshme për qytetarët, ndërkohë që askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtyre problemeve bazike. Ku janë shërbimet publike që ne paguajmë me taksat tona? A duhet të rrezikojmë çdo ditë jetën për të kaluar në një trotuar? Ky është dështim i radhës i atyre që na premtojnë zhvillim, por ofrojnë vetëm neglizhencë. Në fund, zgjedhjet do të tregojnë se ky popull nuk mashtrohet gjithmonë. Është koha për ndryshim dhe Kosovën fituese!”, ka shkruar Nimani.