Nis dëshmia e dëshmitarit të 10-të kundër Pjetër Shalës

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Të hënën (1 maj) ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë kundër Pjetër Shalës.

Për ta intervistuar dëshmitarin, Zyra e Prokurorisë së Specializuar i ka kërkuar 3 orë kohë. Kjo dëshmi do të dëgjohet në tri seanca me nga 1 orë e 30 minuta kohë.

Pjetër Shala, i arrestuar më 16 mars 2021, po akuzohet për krime të kryera mes 17 majit 1999 dhe 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Një pjesë e dëshmisë do të dëgjohet në seancë të mbyllur.

Të ngjashme