Nis faza e parë e shpërndarjes së lopëve qumështore

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e projekteve mbështetëse në fushën e blegtorisë, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj, ka bërë shpërndarjen e lopëve qumështore për 57 fermerë përfitues.

Njëri ndër ta ka qenë edhe Avdyl Karaliti, nga fshati Dardani, të cilit kohë më parë i tërë fondi blegtoral i është vjedhur nga persona të panjohur.

Ai me këtë rast e ka falenderuar Komunën e Ferizajt për përkushtimin që po tregon në përkrahje me lopë qumështore.Shpjegon se ky donacion do të ndikoj në ekonominë e tij familjare.

Në anën tjetër i pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka thënë se ky projekt është i komunës dhe se sot ka nis faza e parë e shpërndarjes.Madje, ka thënë se të gjithë përfituesit përbëjnë një kategori të veçantë të fermerëve, ndërsa sipas tij projekti ka kushtuar 70 mijë euro, plus participimi në masën prej 25 përqind nga përfituesit.

Për ma tepër drejtori Bajrami, ka vë në dukje se interesimi për të qenë në listë ka qenë tepër i madh.Bile sipas tij, ky interesim ka bërë që të ndryshoj edhe vendimi i ekzekutivit me qëllim që përfitues të jenë një numër më i madh i fermerëve.

Ndërkohë mësohet se këto projekte ndikojnë në pasurimin e fondit blegtoral të komunës.Në këtë kuptim po parashihet që edhe vitin tjetër të ketë këso projekte.

Ndryshe, Drejtoria e Bujqësisë, gjatë vitit që po e lëm ka bërë shpërndarjen e shumë subvencioneve në shumë degë të bujqësisë.Po synon që edhe vitin e ardhshëm të rris fondet për investime në fushën e bujqësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme