Ka përfunduar tashmë ndeshje hapëse e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Katari bëhet kombëtarja e parë që humb ndeshjen e parë si vend organizator i Kupës së Botës.
Në “Al Bayt Stadium”, ndeshja e sotme i takoi kombëtares ekuadoriane me rezultat 0:2.
Ishte Enner Valencia ai që ishte protagonist sot me dy gola në minutat ’16 dhe ’31.
Valencia e shënoi edhe një gol tjetër në minutën e tretë, por që gjyqtari Orsato e ndali për “offside”.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Senegali.