Lumi “Dullho”, që kalon përmes qytetit të Rahovecit, ka filluar të mirëmbahet pasi që deri më tani ky lum, nuk ka pasur ndonjë trajtim të mirë. Duke e ditur rendësin e tij, organet Kompetente Komunale ky lum të ketë trajtimin e duhur dhe të mos jetë i ndotur siç ka qenë deri më tani.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike lidhur me mirëmbajtjen e lumit “Dullho” shprehet se duke e parë gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së lumit, si drejtor kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur mirëmbajtjen i tij. Ky lum do të ketë trajtim permanent pasi që është i vetmi lum, që kalon përmes qytetit të Rahovecit dhe mirëmbajtja e tij është i domosdoshëm.