Nis ndërhyrja emergjente në disa objekte në Prizren

Prizren | 15 Maj 2017 | 16:33 | Nga

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRKT) në Prizren ka filluar me zbatimin e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, konkretisht në disa objekte banimi si ato në Lagjen Marshi, në Sheshin Shatërvan, në lagjen Panteli, si dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren.

QRTKR-ja thotë se zbatimi i aktiviteteve rrjedhimisht i planit të punës, bazuar në vendimin e ministrit për aktivitete konservuese-restauruese, ka filluar bazuar në shqyrtimet, vlerësimet dhe miratimet paraprake nga institucionet kompetente.

“Prioritetet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren gjatë kësaj faze janë projektet të cilat janë miratuar nga Komisioni për vlerësimin e projekteve restauruese – konzervuese në kuadër të Institutit për mbrojtjen e monumenteve si dhe në përputhje me Dokumentin e Politikave Programore dhe Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027Vazhdimi dhe avancimi i programit për intervenime emergjente do të vazhdoj edhe me tutje duke garantuar të drejtat e pronarëve, posedueseve dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë kulturore në përputhje me ligjislacionin në fuqi.Ruajta dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Riaftësimi dhe adaptimi i ndërtesave në Qendrën Historike të Prizrenit do të bëhet konform standardeve profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen vlerave të tyre në njërën anë dhe shfrytëzimin e tyre nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturorë në anën tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme