Nis ndërtimi i Qendrës për të Moshuar, financuar nga “Jetimat e Ballkanit” – Kurti: Siç kujdesimi për fëmijët, duhet të kujdesemi edhe për pleqtë

Podujevë | 26 Jan 2024 | 12:16 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të premten në Podujevë është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar, një investim prej rreth dy milionë euyrosh nga organizata humanitare :Jetimat e Ballkanit”, ndërsa Komuna e Podujevës ka participuar me rreth 530 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, i cili ishte pjesë e ceremonisë që u mbajt ditën e premte, së bashku me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe humanistin Halil Kastrati, tha se për pleqtë duhet të kujdesemi si për fëmijët.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se kjo qendër do të ketë 2700 metra katror dhe për këtë investim janë dhënë 530 mijë euro nga shteti dhe nga organizata “Jetimat e Ballkanit” janë dhënë 2 milionë euro.

“Jemi këtu me kryetarin Podujevës dhe me veprimtarinë e shquar sociale Halil Kastratin, që të vëmë gurthemelin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar e cila do ta ketë sipërfaqen 2700 metra katror. Meqë rast 530 mijë euro janë investim nga shteti nga Komuna, ndërkaq investim i organizatës ‘Jetimët e Ballkanit’ janë 2 milionë euro. Kjo Qendër Rezidenciale për të moshuar do ta ketë parkun, do ta ketë fizioterapinë por gjithashtu do ta ketë edhe kujdesin primar shëndetësor”.

“Do ta ketë edhe bujtinën andaj do të jetë moderne në çdo aspekt me kushte tejet të mira  për ata të moshuar të cilët do ta gëzojnë pleqërinë e tyre këtu me këtë rast e falënderoj Halil Kastratin e falënderoj Komunën e Podujevës dhe falënderojë të gjithë këta veprimtarë e personalitete që janë këtu me neve në këtë përurim sot. Duhet të kujdesimi për të gjitha shtresat e popullsisë për të gjitha moshat në vendin tonë. E unë do të thosha që ashtu siç kujdesimi për fëmijët duhet të kujdesemi edhe për pleqtë sepse ata kanë kontribuar shumë për vendin tonë dhe meritojnë pleqëri të dinjitetshme”, tha ai.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se në këtë qendër do të kenë mundësi që të marrin shërbime afër 100 të moshuar.

Ai falënderoi bamirësin Kastrati për kontributin që është duke e dhënë për këtë kategori të shoqërisë.

“Kjo është një shenjë që po tregojmë përveç investime që po i bëjmë në infrastrukture publike shkollore, është radha të mendojmë edhe për këtë kategorie të moshuarave. Këtu do të kenë mundësin qe te marrin  shërbime përafërsisht 100  të moshuar brenda ditës. Ketë rast e falënderoj bamirësin ton Halil Kastratin për krejt ketë  ndihmë që po bënë në komunën tonë ne kategorinë e të moshuarave”, tha ai.

Ndërkaq humanisti Halil Kastrati, tha se ky projekt ka ardhur pas një bashkëpunimi mes organizatës së tij dhe komunës së Podujevës.

“Ky projekt vjen pas një bashkëpunimi të mirëfillt mes ‘Jetimëve të Ballkanit’ dhe Komunës së Podujevës. Ne, përveç këtij projekti, kemi realizuar edhe mbi 100 shtëpi nevojtare për komunën e Podujevës. E kemi zgjedhur ditën e sotme meqenëse jemi në prag të Ditës së Heronjve te Podujevës. I falënderoj familjarët e tyre për pjesëmarrje po ashtu faleminderit Kryeministër kryetar Bulliqi për bashkëpunim”, tha ai.

Sipas njoftimit nga “Jetimat e Ballkanit”, Qendra do të ofrojë qëndrim ditor për të moshuar, kuzhinë humanitare për nevojtarë dhe bujtinë për studentë.

Të ngjashme