Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Siguria e qytetarëve është prioritet, ka shtuar ai.