Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, kanë parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës në Zllatar.
Rama ka shkruar në Facebook se së bashku me rrugën do të ndërtohen dhe kanalizimi e ndriçimi publik.
“Jemi fokusuar në planifikimin e mirëfilltë të saj, duke pasë parasysh edhe përfshirjen e kanalizimit dhe ndriçimit publik”.
“Duke iu falënderuar për punën e palodhshme Drejtorit të Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, vazhdojmë me projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës”, ka theksuar Rama.
E drejtori Xhaferi ka bërë të ditur se vlera e projektit është 1 milion e 233 mijë e 392 euro. “Gatësia e rrugës L =1686,90 m. Do të trajtohen rruga dhe instalimet përcjellëse, si kanalizimi fekal dhe ai atmosferik”.
“Në fund do të bëhet sinjalizimi, ndriçim e gjelbërimi”, ka shkruar ai.