Brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur përgatitja e terrenit për ndërtimin e Spitalit Klinik-Pediatrik, projekt që kap vlerën prej 22 milionë euro.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Mehdi Krasniqi – Shef i Sektorit të Shërbimeve Tenknike në QKUK.
“Bëhet fjalë për projektin e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, që është një donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e Spitalit Pediatrik”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.
“Kemi filluar përgatitjen e terrenit, përfshirë përgatitjen e infrastrukturës teknike, ujësjellësit, kanalizimit dhe të tjerave”.
“Këto punime pritet të përfundojnë brenda 60 ditë punë dhe nëse gjithçka shkon sipas orarit të paraparë, atëherë ndërtimi do të nis mes muajve korrik-gusht”, ka përfunduar Krasniqi.
Marrëveshja për këtë donacion është nënshkruar në vitin 2015, mes ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe përfaqësueses së Emirateve të Bashkuara Arabe, Fatima bint Mubarak.