Ka vite që Transmetuesi Publik i Kosovës tenton të bëhet pjesë e organizatës evropiane të transmetuesve.
RTK për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosongut, por gjithçka ka mbetur pezull pasi që në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.
Tashmë është marr hapi i radhës dhe këtë e ka bërë Albert Limani. Duke e parë ndikimin pozitiv të peticioneve, Limani ka nisur një të tillë përmes të cilit kërkon pranimin e Kosovës në Eurovision.
Nismëtari i këtij peticioni kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.
“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta quar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali.
Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022.
Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.
Klikoni KETUpër të nënshkruar peticionin.