Nis projekti europian i konstelacionit satelitor për internet me shpejtësi të lartë

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Europian ndërmori sot hapin e parë drejt një konstelacioni satelitor europian për internet me shpejtësi të lartë duke zgjedhur një konsorcium prodhuesish, operatorësh dhe furnitorësh satelitorë nga kontinenti, për të studiuar realizueshmërinë dhe koston e një sistemi të tillë, sipas një njoftim për shtyp.

“Faza e studimit do të vlerësojë realizueshmërinë e një iniciative të re, që synon forcimin e sovranitetit dixhital europian dhe sigurimin e një lidhje të sigurt për qytetarët, kompanitë e biznesit dhe institucionet publike”, tha KE në një deklaratë .

“Airbus”, “Arianespace”, “Eutelsat”, “Hispasat”, “OHB”, “Orange”, “SES”, “Telespazio” dhe “Thales Alenia Space” u zgjodhën për të kryer këtë studim njëvjeçar, për një kontratë me vlerë 7,1 milionë euro.

I mbrojtur nga eurokomisioneri për Industrinë, Thierry Breton, projekti synon të përmirësojë infrastrukturën kritike dhe të sigurojë shërbime të sigurta komunikimi, si edhe lidhje të brezit të gjerë, thelbësore për të rritur besimin në ekonominë, teknologjinë dixhitale dhe garantimin e autonomisë strategjike dhe qëndrueshmërisë së Europës/AFP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme