Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë së Shqipërisë, ku kryedemokrati Sali Berisha shoqërohet nga deputetë, përfaqësues të PD-së dhe mijëra protestues.
Berisha mbërriti fillimisht në selinë e kaltërt, për të nisur mandej marshimin në drejtim të Kryeministrisë, raporton A2CNN.
Ndryshe nga protesta e fundit mungon podiumi, ndërsa po mbahen vetëm fjalime të improvizuara nga organizatorët e tubimit.
Pas Kryeministrisë, protestuesit pritet të zhvendosen në drejtim të Kuvendit dhe korupsit të ministrive, ndonëse skenari i plotë i protestës nuk dihet.