Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë në vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Prezent në seancë janë prokurori Armend Hamiti, i akuzuari Nika me mbrojtësin e tij, avokatin Tomë Gashi.

Kurse, pala e dëmtuar përmes video-lidhjes, si dhe përfaqësuesi i tyre- avokati Betim Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Të ngjashme