Në Bruksel sot nis samiti dyditor i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i cili do të jetë i përkushtuar në luftën kundër terrorizmit, forcimit të mbrojtjes evropiane, çështjeve tregtare dhe situatës së migrantëve në Detin Mesdhe.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në ftesën dërguar liderëve evropianë ka thënë se “jemi dëshmitarë të kthimit të BE-së si zgjidhje dhe jo si problem”.