Nis seanca ndaj imamëve që akuzohen se bënë thirrje për të shkuar në Siri

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 14:26 | Nga

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj gjashtë të akuzuarve për vepra të ndryshme terroriste penale, raporton KTV.

Kujtojmë se Enes Goga, Bedri Robaj, Mazllëm Mazllëmi, Idriz Bilibani akuzohen se kane nxitur përmes ligjëratave pjesëmarrje në Siri.

Ndërkaq Fuad Ramiqi, akuzohet për paraqitje publike në mjetet e informimit dhe ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë.

Në seancën e fundit, ata kishin mohuar se kanë bërë thirrje për të shkuar në Siri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme