Vetting-u në Policinë e Shtetit ka nisur. Të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave si dhe dy punonjës të Gardës së Republikës.
Ashtu si edhe vetting-u në drejtësi, punonjësve të policisë do t’u bëhet vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës si edhe vlerësimi i aftësive profesionale.
Vlersimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisionit i jashtëm i përbërë prej 15 personash që do të ndahen në tre grupe, ndërsa fazat përfundimtare, ajo e dytë dhe e tretë do të bëhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Në prill të këtij viti, presidenti Meta, nuk i dekretoi ndryshimet në ligj të propozuara nga ministri i Brendshëm, por një muaj më pas Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës duke miratuar ndryshimet në 10 nene të ligjit.
Kujtojmë se po këtë vit, në mars, vetting-u përplasi në foltoren e Kuvendit, ministrin Sandër Lleshaj me ish-ministrin Fatmir Xhafaj, i cili është edhe inicatori i këtij ligji.
Nisja e procesit të vetëdeklarimeve solli edhe disa ngjarje me reagime ekstreme nga ana e policëve të cilët në të kaluarën e tyre kishin patur probleme. Më pas menyra e vetting-ut ndryshoi, duke ja kaluar për komptencë SHÇBA-së për ta ralizuar si proces, me argumentin që kjo strukturë e Ministrisë së Brendshme ka kapacitetet e duhura për një proces të shpejtë.
Më herët në maj, Ministria e Brendshme deklaroi se procesi do të jetë transparent dhe se po krijohet një platformë online ku do të jenë publike të gjitha informacionet dhe detajet lidhur me këtë proces.