Nis viti i ri shkollor në institucionet korrektuese të Kosovës

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka filluar viti i ri shkollor brenda qendrave të tyre.

Numri i nxënësve që kanë shprehur interesim për t’u regjistruar në vitin e ri shkollor është 43, prej tyre në tri drejtime të reja në klasë të 10-ta, u regjistruan 20 nxënës.

“Në kuadër të programeve edukuese për personat e dënuar që ofron Shërbimi Korrektues i Kosovës, siç është edhe Shkollimi për të burgosur, në Qendrën Korrektuese Dubravë dhe në Qendrën Korrektuese Lipjan ka filluar viti shkollor për vitin 2020/21”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të vendimit të MASH-së, sikur në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës edhe në institucionet korrektuese mësimi ka filluar më datë 14.09.2020″.

“Për fillimin e mësimit janë marrë të gjitha masat, udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme