Nis vlerësimi i mësimdhënësve – Bytyqi: Ata që s’tregojnë rezultate u rrezikohet licencimi

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 11:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për medie, ka dhënë detaje rreth procesit të Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), që ka filluar ditë më parë në Kosovë.

Bytyqi bëri të ditur se fillimisht 217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës, raporton Ekonomia Online.

Ai sqaroi se vlerësimi do të nisë në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.

Përzgjedhja e mësimdhënësve është bërë dhe kjo fazë e vlerësimit do të përfundojë në vitin 2021, kur edhe do të fillojë faza tjetër.

Sipas Bytyqit, qëllimi i këtij procesi është ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar në vend.

“Kjo është ditë e rëndësishme për arsimin në vend. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe është bërë përzgjedhja e mësimdhënësve. 217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen vlerësimit”.

“46 inspektorë do të vlerësojnë këtë proces, 2021 përfundon faza e para e vlerësimit edhe fillon përsëri. Qëllimi është të ngritet cilësia në arsimin parauniversitar në Kosovë. Të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë përgatitje si dhe zhvillim e vazhdueshëm në karrierë”.

Kur foli për metodat e vlerësimit ai tha se ata që nuk tregojnë rezultat të mirë mund tu rrezikohet e licencimi, raporton EO.

“Matja e performancës do t’i ketë 4 komponent kryesore për të vlerësuar parametrat e kësja performance. Do të jetë grupi i parë që ka të bëjë me matjen e preformncëss së brendshme pastaj pjesa e dytë do të jetë nga udhëheqësit drejtorët e shkollave.

“Ndërsa dy metodat e tjera që quhen performanca e jashtme do të jetë vëzhgimi në klasë që do të kryhet nga Inspektorati dhe përgatitja e planeve me shkrim që gjithashtu do të jetë që do të jetë vlerësim që do ta bëjë inspektorati”.

“Pas matjes së performncës mësimdhënësit vlerëson në katër grupe që mund të jenë: mësimdhënës i shkëlqyer, i mirë, i kënaqshëm dhe i pakënaqshëm”.

“Mund të ketë mësimdhënës i cili mund të dështojë në rilicencimin e tyre. Kur vlerësohet i pakënaqshëm nuk mund të rilicencohet këta mund t’i nënshtrohen një rilicencimi të ardhshëm me trajnime shtesë ose forma të tjera”.

“Nëse mund të jenë ta pakënaqur me vlerësimin mund të parashtrojnë ankesë”.

“Rreth vitit 2021 pritet që të përfundoj i gjithë procesi me të dhëna të sakta, por nuk përfundon në vitin 2021, flasim për fazën e parë. Në vendet e zhvilluara matja bëhet çdo vit, mirëpo ne e kemi aktualisht të pamundur për shkak të numrit të inspektorëve”.

Bytyqi shtoi se edhe gjatë vizitës në ShBA ka diskutuar me ekspertët atje për vlerësimin e performncës në sistemin arsimor me qëllim që të merren përvojat më të mira.

Kur foli për kundërshtimin e mësimdhënëseve për vlerësim, ai tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë dhe nuk synim që të njollos askënd, por qëllim ka ngritjen e cilësisë në arsim.

“Ky është një lajm i mirë, sepse po u ofrohet mundësi që ata të kenë rritje në karrierë. Për të ndryshuar gjendjen e arsimit duhet të angazhohen. Mësimdhënësit duhet ta ndihmojë këtë proces edhe për nxënësit”.

Të ngjashme