Nisën dëgjimet buxhetore – interesim i shtuar i qytetarëve

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Sipas kalendarit të planifikimit buxhetor, Komuna e Ferizajt po kalon në periudhën e hartimit të projekt buxhetit për vitin 2020-2022, dokument ky që do t’i dorëzohet Kuvendit të Komunës në fund gusht apo fillim shtatorin e këtij viti. Për të dëgjuar sfidat dhe kërkesat e qytetarëve, një ekip i prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu bashkë me drejtoren e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqin dhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili qëndruan dje në termine, në takimet me komunitetin e lagjeve urbane, të zonës I dhe II dhe në pjesën e dytë me banorët e zonave urbane III dhe IV.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu para të pranishmëve, pjesëmarrës në këto dëgjime, bëri një përmbledhje të punës, të arriturave dhe sfidave me të cilat po ballafaqohet qeverisja lokale, si dhe projeksionet buxhetore për vitet në vijim, duke shtuar se buxheti i tërësishëm i Komunës së Ferizajt për vitin 2020 është diku 33 milionë euro, porse vetëm për kategorinë e investimeve kapitale, përkatësisht realizimin e kërkesave të qytetarëve që kryesisht janë të natyrës infrastrukturore, janë të ndara sipas qarkoreve buxhetore dhe kufizimeve nga lartë, vetëm 9 milionë euro. Ai shtoi gjithashtu, se ekipi i tij, ndonëse të sfiduar nga mungesat financiare, do të adresoj drejt dhe shpejt kërkesat e banorëve, paçka është edhe mbështetja e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, për implementimin e projekteve të ndryshme në komunën tonë.

Qytetarët pjesëmarrës në këto dëgjime, parashtruan një varg kërkesash në adresë të udhëheqjes komunale, dhanë sqarimet e nevojshme dhe prioritizuan nevojat e investimeve në zonat ku ata banojnë. Kërkesat e paraqitura ishin kryesisht të natyrës infrastrukturore, por edhe të tjera, të nevojshme për kompletimin dhe lehtësimin e përditshmërisë së rezidentëve të zonave përkatëse. Drejtorët e drejtorive komunale, sipas kërkesave dhe interesimit të banorëve, dhanë sqarimet e nevojshme, zotimet për adresimin e çështjeve të ngritura në domenin e tyre dhe mbështetjen e kujdesin institucional për çfarëdo natyre të kërkesave që ata kanë.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se pavarësisht faktit se buxheti i investimeve kapitale është i vogël, kjo nuk duhet të dekurajoj qytetarët për të parashtruar kërkesat e tyre që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ai tutje shtoi se të gjitha kërkesat e tyre janë evidentuar dhe se do të adresohen në kohë rekord në mundësinë e parë që krijohet financiarisht.
Ndryshe nga dëgjimet e mëhershme buxhetore, nga dy tubimet e para me qytetarë që u realizuan dje, njëra në shkollën “Ahmet Hoxha” dhe tjera në shkollën “Astrit Bytyqi”, u pa një interesim i shtuar i qytetarëve për të marr pjesë dhe kontribuar në hartimin e buxhetit të Komunës.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, shoes and suit
Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, shoes and suit
Image may contain: 9 people, people standing
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 5 people, people sitting, table, suit and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme