Ekonomia Online
FUNDIT

Nisën drogë me postë nga jashtë, dogana e kap dërgesën

Nisën drogë me postë nga jashtë, dogana e kap dërgesën

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e substancave narkotike përmes dërgesave postare. Kjo u bë e ditur nga Dogana e Kosovës. “Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar ne përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të […]

Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e substancave narkotike përmes dërgesave postare.

Kjo u bë e ditur nga Dogana e Kosovës.

“Gjate kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar ne përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje

“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë” , thuhet në njoftim.

Sasia e substancës narkotike që është zbuluar ka qene 115 gramë, ndërsa rasti është dërguar tek Policia e Kosovës.

Të ngjashme