Nga Kosova është nisur për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite në orët e hershme të mëngjesit grupi i parë i haxhilerëve për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin. 282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00. Ndërkohë, këtë vit nga Kosova […]
Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

Nga Kosova është nisur për në vendet e shenjta në Arabinë Saudite në orët e hershme të mëngjesit grupi i parë i haxhilerëve për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – haxhin.
282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00.
Ndërkohë, këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.











