Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme të dy qeverive që është mbajtur në Pejë.
Nishani përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se deklaratat e Ramës ishin të turpshme, vulgare dhe pa asnjë retorikë.
“Fjalimet dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë ishin fund e krye një retorikë pa asnjë objektiv të qartë, pa asnjë raportim të angazhimeve të mëparshme në sa e sa takime e vizita të ndërsjellta. Mbështesim masat e marra të Kosovës ndaj Serbisë”, tha Kryeministri i Shqipërisë ! Po si, qysh, me çfarë aktesh ? Hiç ! Asgjë !
”Të thuash që ka vajtur atje i papërgatitur është të neglizhosh të vërtetën e hidhur. Ka 5 vjet, që sa herë takohet me autoritetet e Kosovës, sa herë bën mbledhje qeverie deklaron se ; “ do të unifikojmë doganat” !! Asgjë konkrete në 5 vite ! Përsëri të njëjtën deklaratë retorike edhe sot në Pejë”, shkruan Nishani”.
”Ish-presidenti vazhdon tutje akuzat ndaj Ramës duke thënë se kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e anti rajonale që ka iniciuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë”.
”Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën !!! Kjo tezë Ramiste nuk është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan. Politikat, përpjekjet, investimet e gjithë far llojshëme të Serbisë për destabilitetin e Ballkanit nuk janë thjesht “papajtueshmëri me Kosovën” por minim i stabilitetit, qetësisë e sigurisë të të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë”.
”Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë dëshmuar tashmë në mënyrë të konsoliduar se janë për mirëkuptimin, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe integrimin Euro-Atlantik”.
”Nishani sulmon Ramën duke thënë se ai flet për projekt “partneriteti strategjik të Shqipërisë me Serbinë”, por ajo të mos i kërkoj Kosovës të citojë “Metohinë” !!!!
“Ky na qenka problemi që po shkaktoka Serbia ???? O tempora ! O mores !!! Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin.
”Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !O tempora ! O mores”, përfundon ish-presidenti.