Për të 16-tin vit më radhë, ka nisur festivali tradicional kombëtar i folklorit ”Anadrinia Jehon 2017”, i cili mbahet në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, të pranishëm në hapjen e festivalit ishin Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit me stafin e tij dhe shumë mysafir të tjerë. Festivali “Anadrinia Jehon 2017”, organizohet në kuadër të “Javës së Heronjve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”.
Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh se përmes artit, kulturës, muzikës njihen popujt e botës, ne si ndër popujt me të vjetër të Evropës e kemi obligim që të ruajmë dhe kultivojmë muzikën tonë folklorike-burimore.
Ndërsa, Vajdin Berisha, Kryetari i OVL e UÇK-së dega në Rahovec ka thënë se festivali “Anadrini Jehon” edhe këtë vit sikur se edhe viteve tjera është duke u mbajtur në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, andaj lavdi veprës dhe jetës së dëshmorëve.
Një fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, i cili ka potencuar se përmes folklorit, ne ruajmë frymëmarrjen e të parëve , gëzimin e lojën , hidhërimin e pikëllimin. I mbajmë në jetë gjithë ato krijime që janë përzgjedhur nga populli për ti mbijetuar kohës. Këto krijime të bukura , na e sjellin ne mendje dasmat e të parëve përmes këngëve të dasmave, këngëve epike e historike, përmes valles së Shotës, Rugovës, Drenicës dhe shumë valleve tjera.
-Në natën e parë kanë përformuar këto grupe:
SHKA “ANADRINI” – nikoqir
SHKA “TINGUJT E VENDLINDJES” Stagovë / Kaçanik
AKV “ILIRIDA” Shkup
SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA” Romajë
Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.
-Kurse në natën e dytë do të përformojnë:
SHKA “LAHUTA E MALËSISË” Gjilan
AKV “HAJVALIA” Prishtinë. (2 këngë)
AKA “ISA BOLETINI” Rogovë
Grupi “TRADITA” Prizren. Rapsodët; Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë
Grupi folklorik “STELUSHI” Mat.
SHKA “ARDHMËRIA” Gjakovë
-Në natën e tretë dhe të fundit do të përformojnë:
SHKA “BAJRAM CURRI” Krushë e Madhe
AKV “ HASAN PRISHTINA” Vushtri
Grupi polifonik “PAVARËSIA” Vlorë
AKV “XHAVIT HAZIRI” Obiliq
AKV “MITROVICA” Mitrovicë
AKV “ZËRI I KOSOVËS” Fushë Kosovë.