Ka nisur në Pogradec mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e përbashkët të dy vendeve për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga çdo pikëpamjes.
Në mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve, duke deklaruar se do të mundësohet lëvizja e lirë e mallrave. I pari i qeverisë shqiptare theksoi se do të reduktohen masat në pikat doganore me Maqedoninë, ndërsa shtoi se një vëmendje të veçantë do të kenë dhe rrugët që lidhin dy vendeve.
Ndër të tjera, ai tha se dy qeveritë do të bashkëpunojnë për “Rrugën e Arbrit”, e cila sipas tij, do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. “Do ndërmarrim përsipër harmonizimin me Maqedoninë për Rrugën e Arbrit. Segmenti Bulqizë-Bllatë ka përfunduar. Kjo rrugë do sjellë përfitime të mëdha për ekonominë e dy vendeve. Do mundësojë eksesin e Maqedonisë në portet tona. Jemi besimplotë se kuptimi i rëndësisë strategjike të këtij aksi është i plotë dhe nga ana juaj dhe në këndvështrimin e mesazhit për forcimin e themeleve të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është themelor. Por kjo nuk mund të konceptohet pa modernizimin e rrugëve. Do punojmë që së bashku të mundësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, duke krijuar mekanizmat e duhur për reduktimin e masave. Synojmë përkrahje për nxitjen e eksportit.
Këto masa janë pjesë e qasjes sonë në zhvillimin ekonomik për krijimin e zonës rajonale-ekonomike. Objekti i kësaj mbledhjeje është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar. Ne ndajmë pasuri ujore të jashtëzakonshme. Ne kemi privilegjin e madh të gjendemi në brigjet e Prespës e Ohrit ndaj dhe është koha të vlerësojmë qasjen e përbashkët dhe t’i vlerësojmë këto pasuri. Rivlerësimi i kuadrit ligjor është aspekt tjetër. Duhet të nisë një analizë dhe të merren masa për këtë kuadër. Ne nuk lejojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten ende të pazbatuara. Është koha t’i riaktivizojmë ato. Komiteti Ekonomik do të mblidhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Rama.
“Gjuha shqipe të shtrihet në gjithë Maqedoninë”
Kryeministri Edi Rama theksoi se mbetet me rëndësi implementimi i dygjuhësisë nga Maqedonia, përmes shtrirjes së gjuhës shqipe në të gjithë vendin. “Shpresoj që ligji për shtrirjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt. Alfabeti i manastiritt duhet të transformohet si një qendër kulturore dhe artistike. Simbolika flet shumë për të gjithë sëbashku. Ne kemi punuar dhe do të punojmë për mirëqenien dhe për sigurinë e plotë të potencialit të minoritetit maqedonas në Shqipëri. Miratimi i ligjit të ri, qeveria ka përmbushur një hap madhor në drejtim të respektimit të pakicave në të gjithë territorin. Ne nesër do të vizitojmë bashkinë e Pustenit, një bashki që në numër të vogël por që për ne ka një kuptim të veçantë si një territor ku duhet të mbizotërojë shembulli i respektit dhe garantimi i barazisë së plotë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë i premtoi Zaevit mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Shqipëria do vijojë të mbështetëse me të gjitha focat anëtarësimin e Maqeodnisë në NATO-s si një investim i fuqishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Një NATO pa Maqedoninë është e cunguar”, tha Rama. Rama falenderoi Zaev edhe për solidarizmin dhe ndihmën e ofruar pas përmbytjeve të fundit në disa zonave të vendit.