Nisin hetimet e vdekjes së një gruaje në Kamenicë

Prishtinë | 09 Mar 2025 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjetur e vdekur të shtunën në Kamenicë.

Policia ka njoftuar të dielën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me kohën dhe vendin ku është gjetur viktima.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme