Kanë filluar procedurat për rigjenerimin e rrugës në qendrën historike të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se është hapur rruga për fillimin e rigjenerimit të rrugës Mehmet Kaçurri në qendrën historike të kryeqytetit.
Ahmeti ka shkruar se ky project është ideuar nga “Trashëgimia Kulturore pa Kufinj”, këtë ai e bëri të ditur në një postim në Facebook.
Ahmeti ka postuar edhe disa fotografi se si do të duket rruga pas rigjenerimit.
“Viti 2020 filloi me lajme të mira. “
Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit.
Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge.
https://prishtinaonline.com/…/b05_njoftim_per_kontrat%20(25…