Në fshatin Gexhe të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për kubëzimin e dy rrugëve përbrenda këtij fshati që financohen nga buxheti Komunal. Ecurinë e këtyre punimeve nga afër i ka parë sot edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i shoqëruar nga kryetari i fshatit Milaim Morina.
Mialim Morina, kryetari i fshatit e ka falënderuar Kryetarin për vizitën dhe për fillimin e punimeve për kubëzimin e dy rrugëve përbrenda fshatit duke thënë se pas kërkesave të bëra në Komunë ka ardhur edhe tek fillimi i punimeve në kubëzimin e këtyre dy rrugëve dhe me këtë u është lehtësuar lëvizja e banoreve të lagjeve.
Kurse Kryetari i Komunës Idriz Vehapi pasi ka uruar kryetarin dhe banorët e fshatit Gexhe për fillimin e kubëzimit të rrugëve ka thënë se investime që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes për banorët e këtij fshati do të ketë edhe në të ardhmen.