Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

Prishtinë | 18 Maj 2024 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e sotme kanë filluar punimet që të zhbllokohet rruga Gjakovë-Klinë, e cila ishte bllokuar në mesnatë shkaku i shembjes së dheut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë  se rruga është duke vazhduar të jetë e pakalueshme, ku në vendngjarje është edhe kompania që është duke e larguar dheun.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë  se janë duke bërë përpjekje që rruga të hapet sa më shpejt në qarkullim.

Durmishi ka thënë se nuk ndodhet në vendngjarje, por se është në kontakt me përgjegjësit.

Të ngjashme