Ekonomia Online
FUNDIT

Nisin të dalin rezultatet, prin Ramiz Lladrovci

Nisin të dalin rezultatet, prin Ramiz Lladrovci

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë nisur të publikohen në kohë reale rezultatet nga zgjedhjet e sotme për kryetar të Drenasit. Nga 7 vendvotime të procesuara ( 9,72%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me mbi 56 për qind. I dyti është kandidati i Nismës, Isa […]

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë nisur të publikohen në kohë reale rezultatet nga zgjedhjet e sotme për kryetar të Drenasit.

Nga 7 vendvotime të procesuara ( 9,72%) nga 72 sa janë gjithsej, prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, me mbi 56 për qind.

I dyti është kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, me 21,0 për qind.

Pasojnë kandidati i pavarur Xhavit Drenori me 10,87%; i katërti kandidati i AKR-së, Elmi Thaçi, me 6,50 për qind, e kështu me radhë.

Rezultatet në kohë reale mund të gjenden në Faqen zyrtare të KQZ-së.

Të ngjashme