Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka shkruar të martën se nisja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me Bashkimin Evropian është një vulosje e orientimit properëndimore dhe proevropiane të kësaj pjese të Ballkanit.
Sipas tij, për këtë “do të duhej të festonim bashkë”.
“Lajm i madh ky jo vetëm për dy shtetet, atë amë Shqipërinë, dhe tjetrin, Maqedoninë e Veriut, në të cilin shqiptarët padyshim luajtën rol kyç në krijimin e kushteve për një ditë të madhe si kjo”, ka thënë ai.
“Urime qytetarëve të të dy shteteve, udhëheqësve dhe akterëve të tjerë politik për këtë të arritur të përbashkët”< ka shkruar Kamberi në Facebook.