Mijëra pako me fletvotime erdhën në Kosovë nga diaspora pas mbajtjes së zgjedhjeve me 6 tetor.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kishte marr vendim që të mos pranohen 4 mijë e 639 fletëvotime të diasporës.
Por, pas një ankese që Lëvizja Vetëvendosje bëri në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, ato vota u pranuan dhe u futen në rezultatin përfundimtar.
Kundër pranimit të këtyre votave ishin deklaruar edhe zyrtarët e LDK-së dhe PDK-së në KQZ.
Kundër ishte edhe Nisma Socialdemokrate e cila edhe sot po vazhdon betejën që ato vota të përjashtohen nga rezultati përfundimtar.
Indeksonline ka arritur të sigurojë ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD e cila është dorëzuar në Gjykatës Kushtetuese e që konteston vendimin e Supremes.
Ankesa e cila shihet se është mirë e argumentuar, do të trajtohet nga gjyqtarët e kushtetueses por nuk dihet se kur do të merret vendimi.
Më poshtë gjeni ankesën e plotë të koalicionit NISMA-AKR-PD: