Nisma Socialdemokrate ka njoftuar opinionin publik se ka ushtruar ankesë në PZAP ndaj vendimit të djeshëm të KQZ-së për mos certifikim për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në postimin e NISMA Socialdemokrate thuhet se është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.
“Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nisma Socialdemokrate.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
NISMA Socialdemokrate tanimë ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimt të KQZ-së për mos-certifikim të subjektit tonë dhe kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar dhe e vendosur në respektim të plotë të rregullave dhe ligjeve në Republikën e Kosovës.
NISMA Socialdemokrate me qëllim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që mbahen më 14.02.2021 kishte aplikuar dhe përmbushur të gjitha kriteret për certifikim, sipas afateve dhe procedurave të parapara me ligj dhe kjo konstatohet edhe nga vet trupat profesionale të KQZ-së.
Ne presim që PZAP të përmirësoj këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranoj kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ne jemi të bindur se zëri i NISMA-s do të vazhdoj të jetë prezent fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në mbrojtjen e vlerave kombëtare.