Nisma për Kosovën në prani të shumë qytetarëve, në Palestrën e Sporteve në Drenas, sot e mbylli fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit. Shumë qytetarë, anëtarë e simpatizantë të NISMA për Kosovën, ishin sot në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.
Të pranishëm në këtë tubim të mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të NISMA për Kosovën.
Në tubimin përmbyllës të fushatës së Nismës në Drenas, fjalim rasti për të mbështetur kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ku tha se ku do që kemi shkuar e këdo qe kemi takuar gjatë këtyre ditëve kemi parë të secili qytetar gatishmëri për të ndryshuar qeverisjen në Drenas.
Krasniqi tha se ndryshimi në Drenas ka vetëm një emër, dhe ai është Isa Xhemajlaj. Drenasi duhet ta ndryshoj qeverisjen për nder dhe për hatër të Isa Xhemajlajt, i cili në gjithë këto vjet të jetës së tij të angazhimit arsimor, ushtarak dhe politik, i ka bërë për hir të qytetarëve të Drenasit, dhe për hir të ardhmërisë së këtyre qytetarëve.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në mbylljen e fushatës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet për kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Isa Xhemajlaj është kthyer në një figurë shprese, mundësie, bashkuese për qytetarët e Drenasit, se vetëm ky njeri dhe ne të gjithë në mbështetje të tij, mund dhe do ta ndryshojmë qeverisjen në Drenas.
Kryetari Limaj tha se nuk kemi asnjë dilemë që ndryshimi ka ardhur në Drenas, ky njëri është kthyer në besim për të gjitha shtresat e shoqërisë në Drenas. Të bashkohemi të gjithë rreth tij, t’i japim përkrahje, ta votojmë më 4 dhjetor Isa Xhemajlaj, në mënyrë që ta ndryshojmë Drenasin.
Kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, me rastin e mbylljes së fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune, ka treguar se pse ai është i duhuri për të qenë kryetar i Drenasit.
Isa Xhemajlaj, para shumë qytetarëve të Drenasit, tha se me bindje dhe besim të plotë u them se në çdo takim ku isha gjatë këtyre ditëve, në Drenas jam pritur me dashuri dhe respekt, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve.
Po ashtu kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, qytetarëve të pranishëm u tha se prania dhe përkrahja juaj janë dëshmi se qytetarët janë lodhur dhe dëshpëruar nga kjo qeverisje që 16 vite, premtime të parealizuara, nga ata që po e keqqeverisin Drenasin.
Kandidati i Nismës për të parin e Drenasit, Isa Xhemajlaj, fjalimin e tij e ka përfunduar duke thënë se nga e hëna në Drenas do të veproj ligji, nga e hëna të gjithë qytetarët e Drenasit do të jenë të barabartë, nuk do të kërcënohen më as mësimdhënësit as veteranët e UÇK’së.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se ata që e kanë dëshiruar dënimin e ish-luftëtarëve e kanë sjellë Drenasin në zgjedhje.
“Drenasi i ka ofruar çdo gjë Kosovës, e Kosova shumë pak Drenasit, andaj sot iu ka ardhur dita që të ndryshohet kjo gjendje, t’ia jepet besimi një bashkëluftëtari e bashkëveprimtari tuaj, Isa Xhemajlajt, e që nga e hënë të fillon ndryshimi në Drenas, e nga pranvera edhe në gjithë Kosovën”, ka thënë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.