Nisma Socialdemokrate ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Kjo parti ka shkruar se është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe t’u krijohet më shumë hapësirë në vendimmarrje.
Postimi i plotë:
Të gjithë të rinjve të Kosovës, urime 12 Gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë!
Kosova është me fat që ka një rini të shëndoshë, inovative, kreative dhe me plot energji pozitive, të gatshëm që të kontribuojnë në shtetndërtimin e vendit.
Është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe t’u krijohet më shumë hapësirë në vendimmarrje.
Përkushtimi dhe angazhimi ynë i vazhdueshëm është që rinia të ketë pozitë sa më të barabartë në shoqërinë tonë si dhe të ketë mundësi të barabarta me të rinjtë evropianë.
Urime e suksese rinisë kosovare!